TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Gusht 2025, 17:36

A do të kandidojë për Presidencialet në 2028? Kamala Harris shuan dilemat

Shkruar nga Pamfleti

A do të kandidojë për Presidencialet në 2028? Kamala Harris

Kamala Harris ka thënë se aktualisht nuk ka dëshirë të rihyjë në “sistemin” e politikës amerikane sepse është “i prishur”.

Të enjten në mbrëmje, kandidatja presidenciale e Partisë Demokratike, e cila zëvendësoi Joe Biden në fund të fushatës së vitit 2024 ,pasi ky i fundit hoqi dorë nga kandidimi për rizgjedhje, dha intervistën e saj të parë që nga humbja e garës presidenciale ndaj Donald Trump , duke folur me Stephen Colbert në The Late Show.

Pasi njoftoi se nuk do të kandidonte për guvernatoren e Kalifornisë vetëm një ditë më parë, Harris i tha emisionit televiziv se bëhej fjalë për diçka më “bazike” sesa nëse ajo donte të kandidonte për diçka tjetër, me nëntekstin nëse ajo do të përpiqet të kandidojë përsëri për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2028.

“Kohët e fundit mora vendimin që thjeshtpër momentin nuk dua të kthehem në sistem. Mendoj se është i prishur”, tha ajo.

Duke e përshkruar veten si një “shërbyese publike të devotshme”, ish-nënpresidentja shtoi: “gjithmonë kam besuar se, sado e brishtë të jetë demokracia jonë, sistemet tona do të ishin mjaftueshëm të forta për të mbrojtur parimet tona më themelore. Dhe mendoj tani se ato nuk janë aq të forta sa duhet të jenë. Dhe për momentin nuk dua të kthehem në atë sistem.”

Lini një Përgjigje