TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Korrik 2026, 22:58

Spanja kalon pa probleme Austrinë, “Furia Roja” kualifikohet në çerekfinale, do të kemi një finale të parakohshme?

Shkruar nga Pamfleti
Spanja kalon pa probleme Austrinë, “Furia Roja” kualifikohet
Kombëtarja e Spanjës

Spanja ka konfirmuar statusin e saj si një nga pretendentet kryesore për trofeun, duke mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 Austrinë në sfidën e zhvilluar në “SoFi Stadium” në Los Angeles. Falë këtij suksesi, "La Roja" siguron një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës.

Spanjollët dominuan lojën dhe zhbllokuan rezultatin në minutën e 36-të. Pas një aksioni të ndërtuar në mënyrë perfekte, Mark Kukureja shërbeu për Mikel Ojarzabal, i cili nuk gaboi përballë portës, duke realizuar golin e tretë personal në këtë Botëror.

Në fundin e pjesës së parë, Spanja ishte shumë pranë golit të dytë. Goditja e dënimit e Aleks Baena u ndal nga traversa, ndërsa në vazhdim Lamin Jamal u ndal nga një pritje spektakolare e portierit Aleksandër Shlager. Fraksioni i parë u mbyll me epërsinë minimale 1-0.

Austria tentoi të reagonte pas pushimit. Në minutën e 61-të, Sasa Kalajxhiç provoi me kokë, por topi kaloi ngushtë mbi traversë.

Vetëm pesë minuta më vonë, Spanja dyfishoi shifrat. Aleks Baena krosoi saktë në zonë, ndërsa Pedro Porro goditi me kokë dhe mposhti portierin austriak për rezultatin 2-0.

Në minutën e 89-të erdhi edhe goditja përfundimtare. Sërish Mark Kukureja ishte autor i asistit, ndërsa Mikel Ojarzabal realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Spanjën, duke vulosur fitoren bindëse 3-0.

Me këtë triumf, Spanja avancon në çerekfinalet e Kupës së Botës, ku do të përballet me fituesin e sfidës Portugali–Kroaci. Për Austrinë, ndërkohë, rrugëtimi në këtë Botëror përfundon në këtë fazë.

spanja kroacia kupa e botës

Lini një Përgjigje