TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Prill 2023, 09:30

Abazoviç thirrje presidentit të ri: Anulo vendimin e Gjukanoviç për zgjedhjet parlamentare

Shkruar nga Pamfleti
Abazoviç thirrje presidentit të ri: Anulo vendimin e
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi presidenti i sapozgjedhur Jakov Milatoviç duhet të anulojë vendimin e presidentit aktual Milo Gjukanoviç për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Abazoviç u shpreh se Milatoviç duhet t’i mbledhë të gjithë aktorët politikë dhe së bashku të caktojnë datën e re të zgjedhjeve.

“Mund të jetë në fund të qershorit”, tha Abazoviç në një intervistë për TV Prva, shkruan Vijesti.

Çështja, siç theksoi ai, është se “presidenti legjitim dhe deputetët legjitimë” mund të përcaktojnë datën e zgjedhjeve.

“Nuk mendoj se është mirë që Gjukanoviç të shkarkojë deputetë kështu, është e papranueshme”, shtoi Abazoviç.

Gjukanoviç, pas miratimit të dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në datën 11 qershor.

Ju rikujtojmë se Jakov Millatoviç fitoi  rreth 60.2 për qind të votave në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kurse kundërkandidati i tij Millo Gjukanoviç mori  rreth 39.8 për qind.

Në një intervistë për Associated Press, ai tha se një nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme do të jetë përshpejtimi i anëtarësimit të vendit në BE, dhe se shpreson që Mali i Zi të bëhet anëtar i BE-së në pesë vjetët e ardhshëm.

Millatoviç theksoi se kjo është veçanërisht e rëndësishme kur bëhet fjalë për pushtimin rus të Ukrainës.

dritan abazoviç jakov milatoviç mali i zi

Lini një Përgjigje