Bota 8 Prill 2023, 22:12

“100 punonjës do ngelin pa punë”, media e mbështetur nga Putini shpall falimentimin

Shkruar nga Pamfleti

“100 punonjës do ngelin pa punë”, media e mbështetur

RT France është vënë në likuidim nga një gjykatë franceze.

Lajmin e ka konfirmuar ish-presidenti i organizatës.

Krahu francez i transmetuesit rus RT është përballur me falimentimin që kur llogaritë e tij u ngrinë për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin.

Me anë të një postimi në Twitter, Xenia Fedorova, ish-presidentja e RT France shkruan: "Gjykata e Nanterre mori vendimin për ta vendosur RT France në likuidim, një media që nuk e ka kënaqur Emmanuel Macron që nga fillimi i saj dhe e cila u sanksionua nga BE një vit më parë si [një masë parandaluese] për shkak të konfliktit në Ukrainë".

Më shumë se 100 punonjës do të lirohen nga puna në ditët në vijim, shtoi ajo.

BE-ja ndaloi mediat ruse të kontrolluara nga shteti RT dhe Sputnik në mars të vitit të kaluar, në një përpjekje për të goditur dezinformimin mbi luftën në Ukrainë.

punonjes media putin faliment