Bota12 Qershor 2023, 17:32

Agresioni rus në Ukrainë/ NATO i tregon forcën Putinit, 10 mijë pjesëmarrës në sulmin e simuluar ndaj një anëtari të aleancës

Shkruar nga Pamfleti

Agresioni rus në Ukrainë/ NATO i tregon forcën Putinit, 10

Që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, NATO është duke zhvilluar për herë të parë stërvitjen më e madhe në histori, ku simulohet sulmi ndaj një anëtari të aleancës.

“Air Defender 2023” është faturuar si një shfaqje force për Rusinë, me rreth 10 mijë pjesëmarrës dhe 250 avionë nga 25 vende.

Suedia, e cila shpreson të bashkohet me aleancën, dhe Japonia po marrin pjesë gjithashtu në stërvitje. Avionët e parë u ngritën mëngjesin e sotëm nga fushat ajrore në veri të Gjermanisë. SHBA po dërgon 2000 personel të Gardës Kombëtare Ajrore dhe rreth 100 avionë.

Përpara stërvitjes, ambasadorja e amerikane në Gjermani, Amy Gutmann deklaroi se do të ishte e befasuar nësë ndonjë lidër botëror nuk do të merrte parasysh këtë stimulim, ku sipas saj tregon forcën e NATO-s.

“Do të isha shumë e befasuar nëse ndonjë lider botëror nuk do të merrte parasysh atë që tregon ky stimulim për sa i përket frymës së kësaj aleance, që do të thotë forcën e kësaj aleance. Dhe kjo përfshin zotin Putin”., tha ajo.

Më herët, Gutmann tha hapur se Stërvitjet ajrore “Air Defender 2023” që NATO do të zhvillojë në Evropën Qendrore dhe Veriore nga 12 deri më 23 qershor, synojnë të demonstrojnë “unitetin dhe forcën” e Aleancës Veriatlantike, duke i dërguar gjithashtu një sinjal presidentit rus Vladimir Putin.

“Askush nuk duhet të nënvlerësojë forcën dhe shpirtin e Aleancës”, u shpreh diplomatja.

Gjenerali Michael Loh, drejtor i Gardës Kombëtare Ajrore të SHBA, tha se stërvitja shkon përtej parandalimit.

“Kjo ka të bëjë me vendosjen tani se çfarë do të thotë të shkosh kundër një fuqie të madhe, në një konkurrencë të fuqisë së madhe”, tha ai.

ukraine nato putin sulm rusi