TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Maj 2023, 12:48

Aksident i rëndë në Gjermani, autobusi përplaset me kamionin; plagosen 52 persona

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Gjermani, autobusi përplaset me

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjermaninë lindore ku një autobus është përplasur me një kamion dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 52 persona.

Burimet paraprake bëjnë me dije se deri më tani 10 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa aksidenti ka ndodhur në një autostradë në Brandenburg.

Sipas informacioneve të fundit, në aksident janë përfshirë një autobus dhe dy kamionë. Një kamion që transportonte naftë dhe kishte si destinacion Berlinin, tentoi të ndryshonte korsinë dhe u përplas me një kamion tjetër, i cili humbi kontrollin u përplas kokë më kokë me një autobus me turistë polakë.

Konsulli polak në Berlin, Marcin Król, konfirmoi aksidentin me autobus polak në Gjermani, raporton "TVP ËORLD".

“Aksident i autobusit polak në A12 drejt Berlinit. Sipas të dhënave paraprake janë plagosur 52 persona, të gjithë të rritur, mes të cilëve 10 në gjendje të rëndë. Nuk kam ende informacion në lidhje me shtetësinë e tyre”, shkroi konsulli në Twitter.

Aksidenti ndodhi disa dhjetëra kilometra përtej kufirit polak.

“Një qendër operacionale policore është krijuar në provincën Lubusz për të koordinuar dhe shkëmbyer informacione me autoritetet gjermane”, shpjegoi ai.

Sakaq, oficerët e policisë polake kanë shkuar në vendngjarje, për të mbështetur operacionet e shpëtimit.

aksident gjermani autobus 52 persona

Lini një Përgjigje