Bota10 Shtator 2023, 12:01

Aksidenti me 3 viktima në Greqi, shkon në 53 numri i të plagosurve

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti me 3 viktima në Greqi, shkon në 53 numri i të

3 persona humbën jetën dhe 53 të tjerë mbetën të plagosur nga aksidenti tragjik në Greqi.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 07:00 me orën lokale, në autostradën Athinë – Evzona, në komunën Paionia Kilkis. Një autobus dykatësh me targa serbe është përplasur kokë më kokë me një automjet me katër pasagjerë.

Tre pasagjerët e makinës kanë ndërruar jetë ndërsa i katërti është plagosur rëndë. Menjëherë pas përplasjes së autobusit me mjetin, një tjetër makinë ka përplasur mjetin, por dy pasagjerët, një grua dhe një fëmijë, fatmirësisht nuk janë lënduar.

Mediat greke kanë publikuar foto nga aksidenti rëndë, ku shihet se makina ka pësuar dëme të shumta dhe është bërë copash, ndërsa autobusi me 78 turistë ka përfunduar në kanal. 

Aksidenti me 3 viktima në Greqi, shkon në 53 numri i të

Aksidenti me 3 viktima në Greqi, shkon në 53 numri i të

53 personat që kanë mbetur të plagosur janë transportuar me autoambulancë në spitalet e Kilkisit dhe Selanikut. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe zjarrfikësja me 18 zjarrfikës dhe 6 automjete. Në operacion morën pjesë 12 autoambulanca dhe 3 Njësi Mjekësore Lëvizëse.

aksident greqi viktima te plagosur