Bota 4 Tetor 2023, 21:55

Aksidenti tragjik në Itali, identifikohen 21 viktimat; mes tyre ukrainas, gjermanë dhe kroatë

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti tragjik në Itali, identifikohen 21 viktimat; mes tyre ukrainas,

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik në Itali ku humbën jetën 21 persona, ndërsa u plagosën disa të tjerë.

Prefekti i Venecias, Michele di Bari bëri të ditur se janë identifikuar të gjithë viktimat e aksidentit të mbrëmjes të së martës, ku një autobus ra nga një mbikalin në Mestre.

Bëhet fjalë për nëntë shtetas ukrainas, katër rumunë, tre gjermanë, një italian (shofer), një kroat, dy portugez dhe një afrikano-jugor.

Rajoni i Venetos ka publikuar buletinin e të plagosurve. 15 pacientë të përfshirë në aksident janë të shtruar në spitalet e Venetos, 12 të rritur dhe 3 të mitur (një i porsalindur pak muajsh, një 12-vjeçare dhe një vajzë tjetër e vogël). 

Dhjetë nga këta pacientë janë në terapi intensive. Shkaqet e aksidentit nuk janë zbardhur ende, ndërsa pista kryesore që autoritetet dyshojnë është se shoferi ka qenë i sëmurë.

Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e së martës. Autobusi me turistë ukrainas, gjermanë, francezë dhe kroatë ra nga një lartësi prej rreth 30 metrash dhe përfundoi në shinat e trenit, ku shpërtheu në flakë.

ukrainas gjermane kroate 21 vitkima itali