TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Shkurt 2026, 10:03

Alarm lufte nga Trump në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja më e madhja në botë mbërrin në Izrael (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Alarm lufte nga Trump në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja më e
USS Gerald R. Ford

Agjencia e lajmeve Reuters njofton se Izraeli ka pritur mbërritjen e aeroplanmbajtëses amerikane USS Gerald R. Ford, anija më e madhe luftarake në botë, në një moment të rëndësishëm për sigurinë rajonale, ndërkohë që tensionet midis SHBA dhe Iranit po rriten.

USS Gerald R. Ford u nis nga porti i Suda-s në Greqi të enjten në mëngjes, pas një qëndrimi disa ditësh atje për t’u furnizuar me karburant, municione dhe furnizime të tjera. Aeroplanmbajtësja është tashmë në Detin Mesdhe, duke përforcuar praninë ushtarake amerikane në rajon.

Ndërkohë marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit është zhvendosur nga diplomacia e ftohtë në prag të përplasjes së hapur. 

Në Teheran, mes turmave që brohorisnin “Vdekje Amerikës”, udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, lëshon një mesazh të drejtpërdrejtë për Uashingtonin.

“Nëse amerikanët nisin një luftë, këtë herë do të jetë një luftë rajonale”, tha Ali Khamenei. Një paralajmërim i qartë: çdo sulm ndaj Iranit nuk do të mbetet i izoluar. Ai mund të përfshijë Gjirin, Izraelin, bazat amerikane në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Nga Florida, presidenti amerikan Donald Trump zgjedh një ton sfidues, por të llogaritur.

“Ne kemi anijet më të mëdha dhe më të fuqishme në botë shumë pranë… Shpresojmë të bëjmë një marrëveshje. Nëse jo, do ta shohim nëse ai kishte të drejtë”, tha Trump.

Mesazhi është dyplanësh dera e negociatave mbetet e hapur, por fuqia ushtarake është aty, shumë pranë brigjeve iraniane.

Në fillim të shkurtit, tensioni kalon nga fjalët në terren. Një dron iranian afrohet pranë aeroplanmbajtëses amerikane USS Abraham Lincoln në Detin Arabik. Sipas ushtrisë amerikane, ai u rrëzua pasi u konsiderua kërcënim. Pamjet nga kuverta tregojnë avionë që ngrihen e ulen me ritëm lufte.

Një ditë më vonë, më 5 shkurt, Teherani kundërpërgjigjet me demonstrim force. Media shtetërore njofton vendosjen e raketës balistike “Khorramshahr 4”, me rreze 2 mijë kilometra, një raketë që mund të arrijë Izraelin dhe bazat amerikane në rajon. Një sinjal se karta ushtarake është mbi tavolinë.

 

uss gerald r. ford

Lini një Përgjigje