Dubai u trondit nga disa shpërthime gjatë mëngjesit të sotëm, pasi mbeturina të dronëve iranianë të kapur ranë mbi ndërtesa në zemër të distriktit financiar të qytetit.
Sipas raportimeve, një re e dendur tymi të zi u ngrit mbi horizontin e Dubait në orët e para të mëngjesit. Fillimisht, autoritetet e përshkruan ngjarjen si një zjarr të shpërthyer në një zonë industriale të qytetit-shtet.
Më vonë, autoritetet konfirmuan se incidenti shkaktoi vetëm dëme të vogla materiale dhe se nuk ka raportime për persona të lënduar.
Ngjarja ndodhi pranë Qendrës Ndërkombëtare të Financave të Dubait, në një periudhë kur tensionet në rajon janë rritur ndjeshëm. Më herët gjatë javës, disa banka në Dubai kishin udhëzuar stafin të largohej nga zyrat pas një kërcënimi nga Irani për të shënjestruar institucionet financiare amerikane dhe izraelite.
Ndërkohë, Iraku po shfaqet si një nga pikat kryesore të përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme. Një avion amerikan u rrëzua një ditë më parë, pas një përplasjeje të dyshuar në ajër, ndërsa një ushtar francez humbi jetën pas një sulmi me dron ndaj një baze ajrore.
Lini një Përgjigje