Sulm me raketa në rafinerinë e naftës në Kurdistan - Bota
Bota 2 Maj 2022, 09:46

Sulm me raketa në rafinerinë e naftës në Kurdistan

Shkruar nga Pamfleti
Sulm me raketa në rafinerinë e naftës në Kurdistan

Sulm me raketa në rafinerinë e naftës në Kurdistan

Rajoni autonom në Kurdistan të Irakut u sulmua nga gjashtë raketa ditën e djeshme, dy prej tyre goditën një rafineri nafte, duke shkaktuar dëme “të vogla”, sipas burimeve pranë forcave të policisë.

“Gjashtë raketa u hodhën pranë lumit Zamb në zonën Habatit”, tha në një deklaratë shërbimi kurd kundër terrorizmit, pa dhënë detaje mbi objektivin. Autoritetet siguruan se sulmi nuk shkaktoi viktima apo dëme të rënda materiale.

Megjithatë një burim pranë forcave lokale të sigurisë dhe një burim nga rafineria e naftës thanë se një pjesë e rafinerisë Kauergosk u godit nga “dy raketa”, duke shkaktuar “dëme të vogla” dhe se zjarri që shpërtheu “u vu shpejt nën kontroll”.

Ndërkohë një zyrtar lokal, duke folur në kushte anonimiteti, siguroi se raketat ranë rreth pesë kilometra larg rafinerisë, një nga më të rëndësishmet në zonën e pasur me naftë në veriperëndim të Arbilit, kryeqytetit të Kurdistanit.

Sipas shërbimit kurd kundër terrorizmit, raketat u hodhën nga lokacioni Bartella në provincën fqinje të Nineveh. Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për gjashtë shpërthimet.

Bota Irak raketa Sulm