
Policia ka ndërhyrë pas një kërcënimi për bombë në selinë e Partisë Demokratike në SHBA. Një burim i zbatimit të ligjit federal tha se hetimet po kryheshin për një “incident” në selinë e Komitetit Kombëtar Demokrat (DNC) në Uashington. Aktualisht po kryhet një kontroll i plotë i ndërtesës, por deri tani nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes.
Zyrat e Senatit kanë marrë një njoftim për të informuar stafin që të shmangin ndërtesën e DNC-së. Njoftimi i shpërndarë thoshte: “Ju lutemi informoni stafin tuaj. Policia e Kapitolit po i përgjigjet një incidenti në selinë e Komitetit Kombëtar Demokratik (DNC). Stafi këshillohet të qëndrojë larg aktivitetit policor.”
Më vonë, kërcënimi për bombë u shpall “jo i besueshëm” nga Policia e Kapitolit, sipas një zëdhënësi të DNC-së. “Nga një kujdes i shtuar, Policia e Kapitolit po kryen një kontroll të brendshëm të ndërtesës,” tha ai.
Ai shtoi gjithashtu: “Siç ka theksuar edhe kryetari i DNC-së, Ken Martin, dhuna politike në çdo formë nuk ka vend në vendin tonë. Jemi mirënjohës ndaj Policisë së Kapitolit dhe sigurisë së ndërtesës së DNC-së për reagimin e tyre të shpejtë dhe profesional.”
Lini një Përgjigje