Bota11 Dhjetor 2023, 13:02

Analisti bën deklaratën e fortë: Beogradi nuk e do më Vuçiçin!

Shkruar nga Pamfleti

Analisti bën deklaratën e fortë: Beogradi nuk e do më

Analisti Nexhmedin Spahiu tha se nuk do të vinte bast për fitoren e Vuçiçit në Serbi. Ai tha se presidenti serb ka humbur mbështetjen e shumë nacionalistëve serbë pas dështimit të sulmit në Banjskë.

Spahiu tha gjithashtu se në Beograd, Vuçiç ka humbur shumë mbështetje ndaj nuk do të ishte çudi që në këto zgjedhje të fitonte opozita.

“Nuk e di nëse do i fitojë apo jo zgjedhjet Vuçiçi, por shanset që ai të humbë zgjedhjet janë reale. Unë nuk vë dot bast që do fitojë Vuçiç apo opozita. Unë mendoj se ka më shumë shanse Vuçiçi, por bast nuk do rrezikoja të vendosja.

Beogradi është elita e Serbisë dhe paraqet 1/3 e banorëve të Serbisë. Se si janë trendet në Serbi këtë e tregon Beogradi, ndaj unë thash se nuk vë dot bast se kush do të jetë fituesi, por në Beograd gjasat janë më të mëdha anti-Vuçiç.

Këtë trend e ka përcaktuar dështimi në Banjskë. Pamjet e ushtarakëve serbë duke ikur kodrave, janë tmerruese për nacionalizmin serb. Publiku shqiptar nuk mund ta kuptojë se çfarë shoku ka përjetuar nacionalizmi serb”,-tha Nexhmedin Spahiu”, tha Nexhmedin Spahiu në një intervistë për Euronews Albania.

beograd vucic serbi