TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Dhjetor 2023, 15:50

Armëpushimi në Gaza ende larg, Hamasi nuk pranon marrëveshje: Duam paqe afatgjatë!

Shkruar nga Pamfleti
Armëpushimi në Gaza ende larg, Hamasi nuk pranon marrëveshje:
Zyrtari i Hamasit Ghazi Hamad

Pavarësisht lajmeve të shumta se një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit është shumë pranë, gjërat nuk duken aq të thjeshta në realitet. Kjo pasi pretendimet e palëve janë shumë të ndryshme për të arritur një armëpushim.

Një zyrtar i lartë i Hamasit, Ghazi Hamad ka thënë se grupi nuk do të lirojë pengjet izraelite vetëm që lufta të rifillojë menjëherë më pas. Sipas tij nëse arrithet një marrëveshje ajo do të jetë për një paqe afatgjatë.

"Vizioni ynë është shumë i qartë - ne duam të ndalojmë agresionin izraelit në Gaza. Izraeli do të marrë kartën e pengjeve dhe pas kësaj do të fillojë një raund të ri të vrasjeve masive dhe masakrave kundër popullit tonë. Ne nuk do ta luajmë këtë lojë”, tha ai për Al Jazeera .

Ai tha se grupi preferon të negocionte mbi një kompromis të madh në lidhje me të burgosurit palestinezë dhe pengjet izraelitë.

Nga ana tjetër Izraeli ka deklaruar se nuk do të ndalojë sulmet, pa përfunduar misionin e tyre, atë të shkatërrimit të Hamasit.

hamasi

Lini një Përgjigje