
Zyra e presidentit izraelit ka konfirmuar se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka të ngjarë të udhëtojë për në Jerusalem të dielën, pas marrëveshjes së fundit të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza.
Sipas deklaratës së zyrës presidenciale izraelite, Trump do të mbërrijë në Izrael të shtunën në mbrëmje dhe do të qëndrojë një natë në Jerusalem, ndoshta pranë zonës së Mamillës. Të dielën në mëngjes, ai pritet të zhvillojë takime të shkurtra me Kryeministrin izraelit dhe Presidentin Herzog, pasuar nga një seancë speciale në Knesset, ku Trump do të mbajë një fjalim.
Pas kësaj, ai do të kthehet në SHBA, duke e bërë vizitën relativisht të shkurtër, ndoshta vetëm 8 orë në tokë.
Kjo vizitë vjen në kulmin e shpalljes së fazës së parë të planit paqeje të Trump-it për Gaza, i cili përfshin një armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi. Mbrëmja e kaluar, Trump deklaroi se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar fazën e parë të Planit tonë të Paqes, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt fundit të konfliktit.
Detajet e marrëveshjes përfshijnë lirimin e 48 pengjeve izraelitë në këmbim të burgosurve palestinezë, por mbeten ende të paqarta çështje kyçe si administrimi i pasluftës i Rripit të Gazës dhe fati i Hamasit.
Lini një Përgjigje