Ukraina është gati të nominojë Presidentin e SHBA-së, Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen nëse ai arrin një armëpushim me Rusinë, tha Presidenti Volodymyr Zelensky në një deklaratë për gazetarët.
Trump, shkruan Kyiv Independent, është zotuar të ndërmjetësojë një marrëveshje të shpejtë paqeje midis Kievit dhe Moskës dhe t'i japë fund pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë.
Por "kjo përpjekje është bllokuar kryesisht pasi Rusia vazhdon të refuzojë një armëpushim dhe të kërkojë lëshime territoriale nga Ukraina".
Sa i përket Çmimit Nobel për Paqen të këtij viti, Komiteti i Oslos është planifikuar të shpallë fituesin nesër, më 10 tetor.
Presidenti i SHBA-së po pretendon Çmimin e Paqes, megjithëse ekspertët tregojnë për kauza të lëna pas dore.Manjati republikan mburret se ka zgjidhur 7 luftëra që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar, një shifër e fryrë sipas ekspertëve, dhe pretendon se do të ishte "një fyerje" të mos merrte Çmimin Nobel për Paqen, i cili do të shpallet më 10 tetor.
Megjithatë, shkurtimet buxhetore në kujdesin shëndetësor dhe ndihmën ndërkombëtare, mesazhi "Amerika e Para" dhe natyra e tij polarizuese i zvogëlojnë shanset e tij, sipas shtypit ndërkombëtar.
"Është krejtësisht e paimagjinueshme" sepse Trump "është, në shumë mënyra, e kundërta e idealeve që përfaqëson Çmimi Nobel", vlerëson Oivind Stenersen , një historian i specializuar në këto çmime.
Dhjetëra mijëra njerëz janë të autorizuar të nominojnë një emër për çmimin. Këtë vit, 338 individë dhe organizata janë listuar si kandidatë, megjithëse identitetet e tyre po mbahen të fshehta.
Lini një Përgjigje