TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Shtator 2023, 17:51

Arritja e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, Putin: Jemi të hapur për bisedime, por Kievi refuzon  

Shkruar nga Pamfleti

Arritja e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, Putin: Jemi të hapur

Presidenti rus, Vladimir Putin ka insistuar sërish se është i gatshëm të hapë bisedimet e paqes me Kievin. Putin deklaroi se Rusia nuk i ka refuzuar kurrë bisedimet, duke ju përgjigjur kështu pretendimeve të SHBA-së se Moska po pengon diskutimet.

Në një konferencë të përbashkët me Aleksandër Lukashenkon në Soçi të Rusisë, Putin tha:

"Ne kurrë nuk i refuzuam bisedimet dhe nëse pala tjetër i dëshiron ato, është e mirëseardhur, ta themi në mënyrë të prerë, siç po them tani", tha putin në një konferencë të përbashkët me Aleksandër Lukashenkon në Soçi të Rusisë.

Presidenti rus shtoi se një dekret i nënshkruar nga Volodymyr Zelenskyy vitin e kaluar që ndalonte negociatat me qeverinë e Putinit po bllokonte çdo diskutim të tillë.

"Ne nuk po dëgjojmë [asgjë në lidhje me bisedimet] nga pala tjetër", tha Putin.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha së fundmi se SHBA-të nuk kanë parë asnjë shenjë deri tani që zoti Putin "është i interesuar për diplomaci kuptimplote".

putin paqe ukraina

Lini një Përgjigje