Gjatë një konference për shtyp ditën e sotme në Hagës, presidenti amerikan Donald Trump dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, folën për situatën e tensionuar mes Izraelit dhe Iranit.
Trump e krahasoi konfliktin mes dy vendeve me një përleshje mes fëmijësh:
“Janë si dy fëmijë në oborrin e shkollës. Luftojnë si të çmendur dhe nuk i ndalon dot. Lëri të përplasen për dy ose tre minuta, pastaj është më e lehtë t’i ndash.”
Komentet e tij ngjallën të qeshura, dhe Rutte me një ton shakaje, shtoi:
“Dhe ndonjëherë babai duhet të përdorë një gjuhë pak më të ashpër për t’i ndalur.”
Trump nuk e mohoi:
“Po, ndonjëherë duhet të flasësh ashpër. Duhet të përdorësh një fjalë të veçantë.”
Takimi i tyre erdhi në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme janë në rritje, dhe NATO po shqyrton rolin e saj në stabilitetin global. Ndërsa komentet ishin joformale dhe me tone humori, ato nxjerrin në pah qasjen e drejtpërdrejtë të Trump ndaj çështjeve ndërkombëtare.
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të mërkurën se goditjet amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit mund të kontribuojnë në arritjen e një marrëveshjeje për konfliktin në Gaza, mes Izraelit dhe Hamasit.
Gjatë një deklarate për mediat në samitin e NATO-s në Hagë, në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të aleancës, Mark Rutte, Trump tha se është “shumë afër” një marrëveshjeje për konfliktin në Rripin e Gazës.
“Besoj se po bëhet përparim i madh për Gazën. Për shkak të sulmit që ndërmorëm, mendoj se do të kemi disa lajme shumë të mira,” u shpreh ai përpara gazetarëve, shkruan A2 CNN.
Trump shtoi se sulmet “treguan fuqi” dhe se kjo kishte ndikim në dinamikat rajonale. “Besoj se ndihmoi disi, tregoi shumë fuqi. Por, edhe para kësaj, ishim shumë pranë një marrëveshjeje për Gazën,” tha presidenti amerikan.
Këto deklarata vijnë pas operacionit ajror të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, që sipas Trump-it, kanë “shkatërruar plotësisht” kapacitetet e Teheranit për zhvillimin e armëve bërthamore. Ai ka lënë të kuptohet se presioni mbi Iranin, si mbështetës i Hamasit, mund të ndikojë në zbutjen e konfliktit mes Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza.
Lini një Përgjigje