TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Mars 2026, 13:18

“Ballkanizim i Iranit”: Gazeta e mega-donatores zbulon planet e errëta të Trump dhe Netanyahut

Shkruar nga Roberto Vivaldelli
“Ballkanizim i Iranit”: Gazeta e mega-donatores zbulon planet e
Miriam Adelson dhe Donald Trump /

Përdorimi i pakicave etnike si “mish për top” dhe eliminimi i udhëheqjes supreme synojnë shpërbërjen e shtetit iranian, duke injoruar pasojat katastrofike humanitare që mund të përfshijnë gjithë rajonin...

Gazeta “Israel Hayom”, në pronësi të miliarderes së kazinove Miriam Adelson - një megadonatore e njohur pro-izraelite, e cila ka ofruar mbështetje masive financiare për fushatat presidenciale të Donald Trump - ka publikuar së fundmi një artikull sensacional që hedh dritë mbi strategjinë e përbashkët SHBA-Izrael për Iranin.

Shkrimi i gazetarit Danny Zaken përshkruan hapur një plan ogurzi për të provokuar kaos të brendshëm, me qëllim nxitjen e një grushti shteti kundër shtyllës kurrizore të regjimit, Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Ky zbulim vjen në sfondin e një operacioni të gjerë ushtarak të përbashkët, i koduar nga amerikanët si “Epic Fury” dhe nga izraelitët si “Roaring Lion”. Ky operacion raportohet t’i ketë “prerë kokën” udhëheqjes iraniane, duke eliminuar Udhëheqësin Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, së bashku me dhjetëra zyrtarë dhe komandantë të lartë.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili thuhet se i mbikëqyri operacionet personalisht nga Mar-a-Lago, e cilësoi këtë veprim si një sukses dërrmues dhe një “mundësi historike” që populli iranian të rimarrë vendin e tij.

Eliminimi i Khameneit, i cili qëndronte në pushtet që prej vitit 1989, u realizua përmes një sulmi kirurgjikal, i bazuar në inteligjencën e CIA-s të ndarë me Izraelin. Sipas burimeve të inteligjencës të cituara nga Zaken, Uashingtoni dhe Tel Avivi nuk po mjaftohen vetëm me sulme ushtarake, por po punojnë aktivisht për të krijuar një koalicion të gjerë të brendshëm opozitar për ndryshimin total të regjimit.

Për këtë qëllim, janë intensifikuar kontaktet me grupet etnike në periferi të Iranit: me kurdët në veriperëndim (përfshirë KDPI-në dhe trajnimin e forcave Peshmerga); me baluçët sunitë në juglindje përmes “Frontit të Luftëtarëve Popullorë”; dhe me arabët e Khuzestanit në jug të vendit.

Irani është një mozaik kompleks etnik dhe konfesional ku persët, azerët, kurdët, arabët dhe baluçët jetojnë krah për krah prej shekujsh. Strategjia e re synon pikërisht nxitjen e përçarjeve duke mbështetur pretendimet sektare dhe etnike për të provokuar një shpërbërje të ngjashme me “ballkanizimin”, proces që ndodhi gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në vitet 1990.

Kjo qasje cinike ndjek vetëm qëllimin e rrëzimit të regjimit me çdo kusht, duke shpërfillur plotësisht pasojat humanitare apo nevojën për ndërtimin e një kombi pas luftës. Por konfirmimi i këtij plani ogurzi vjen edhe nga raportimet zyrtare të CNN.

Ato konfirmojnë se CIA është përfshirë thellësisht në një operacion për të armatosur forcat kurde në Irakun verior, me synimin e qartë për të nxitur një kryengritje të dhunshme në Iranin Perëndimor.

Sipas burimeve brenda inteligjencës amerikane, ky plan kërkon të krijojë një front të hapur ushtarak që do të detyronte regjimin iranian të shpërndajë forcat e tij të sigurisë në periferi, duke u dhënë mundësi qyteteve të mëdha të shpërthejnë në protesta të paarmatosura. Megjithatë, kjo strategji mbart rrezikun e tmerrshëm të një lufte të zgjatur civile, ku milicitë e armatosura pa kontroll mund të kthejnë Iranin në një vatër të pashpresë dhune. Ky skenar i CIA-s ngjason frikshëm me fazat fillestare të luftës civile siriane, ku mbështetja e jashtme për grupet rebele çoi në shkatërrimin e tërësisë shtetërore dhe lindjen e organizatave terroriste.

Analistët paralajmërojnë se nxitja e një kryengritjeje të tillë në një vend me përbërje kaq komplekse etnike si Irani, mund të shkaktojë një efekt domino që do të destabilizonte të gjithë Lindjen e Mesme.

Ndërsa Trump dhe bashkëpunëtorët e tij e shesin këtë plan si “çlirim”, realiteti tregon se ata po përgatisin thjesht terrenin për një kaos të ri gjeopolitik, ku popullsia civile do të jetë viktima kryesore e ambicieve të Uashingtonit dhe Tel Avivit.

Trump e la të kuptohej këtë skenar edhe në një intervistë për Politico, ndërsa gazeta e Adelson raporton se forcat speciale të IDF-së dhe operativët e Mossad-it po operojnë tashmë brenda territorit iranian. Në gjithë këtë skemë, roli i Miriam Adelson mbetet përcaktues.

Si një nga donatoret kryesore të Trump, duke dhuruar mbi 100 milionë dollarë për fondacionin “Ruajeni Amerikën”, ajo ushtron një ndikim të jashtëzakonshëm mbi politikat e Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme.

Përveç financimit të fushatave, Adelson mbështet fuqishëm organizata si Maçabee Task Force, e cila nën petkun e luftës kundër antisemitizmit, punon kryesisht për t’i mbyllur gojën çdo kritike ndaj politikave të Izraelit. Ky ndikim i drejtpërdrejtë i miliarderëve pro-izraelitë, po dikton sot hartën e re të përgjakshme të Lindjes së Mesme./Pamfleti nga “Inside Over”

miriam adelson donald trump

1 Komente

  1. v
    vk

    Kurdet qenkan popull zagaresh gjahu qe kur i drejton padroni i sulen gjahut. Nuk e meritojne te kene shtet. Ja ashtu te enden sa andej-kendej.

    Lini një Përgjigje