Bota25 Mars 2023, 09:21

Banka Botërore: Rindërtimi i Ukrainës kushton 411 miliardë dollarë

Shkruar nga Pamfleti

 

Banka Botërore: Rindërtimi i Ukrainës kushton 411 miliardë

Banka Botërore pas një vlerësimi,  e ka rritur vlerësimin e saj për koston e rimëkëmbjes dhe rindërtimit të Ukrainës nga lufta e Rusisë me 411 miliardë dollarë në dekadën e ardhshme.

Vlerësimi u realizua në bashkëpunim me grupin e Bankës Botërore, qeverisë së Ukrainës, Komisionin Evropian dhe OKB-në.

Dëmet e drejtpërdrejta kryesisht në sektorët e strehimit, transportit, energjisë, tregtisë dhe industrisë kanë arritur në 135 miliardë dollarë deri më tani nga lufta më shumë se njëvjeçare.

”Rreth dy milionë shtëpi dhe më shumë se 20 për qind e institucioneve shëndetësore publike u dëmtuan, si dhe është konfirmuar vdekja e të paktën 9 655 civilëve, përfshirë 461 fëmijë”, sipas raportit.

Gjithashtu theksohet se lufta e Rusisë ka përmbysur progresin ekonomik 15-vjeçar të Ukrainës, duke ulur PBB-në e vendit me 29 për qind dhe duke shtyrë 1,7 milion njerëz në varfëri.

 Pjesa më e madhe e dëmeve është përqendruar në rajonet lindore të vijës së parë, duke përfshirë Donetsk, Kharkiv dhe Luhansk.

Ditën e 24 shkurtit, kur ushtria ruse hapi katër fronte - dy drejt kryeqytetit ukrainas, Kiev, një drejt Kharkivit dhe frontin jugor nga Krimea në Odessa - besohej se për kohë të shkurtër ata do të rrëzonin udhëheqjen ukrainase dhe do të merrnin kontrollin e vendeve kyçe.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

banka boterore ukraina komisioni evropian