Bota25 Mars 2023, 07:46

Dikur shkruante fjalimet e Putinit, Rusia fut në listën e të kërkuarve Abbas Gallyamov

Shkruar nga Pamfleti

Dikur shkruante fjalimet e Putinit, Rusia fut në listën e të

Një ish-shkrues i fjalimeve të presidentit rus, Vladimir Putin është vendosur në listën e të kërkuarve për krime në Rusi.

Abbas Gallyamov shkroi fjalime për Putin gjatë qëndrimit të liderit rus në vitet 2008-2012 si kryeministër. Më vonë u bë një konsulent dhe analist politik i hapur, i cili u citua shpesh nga mediat ruse dhe të huaja. Vitet e fundit ai ka jetuar jashtë vendit.

Sipas Ministrisë së Brendshme ‘Gallyamov shpërndau materiale të krijuara nga agjentët e huaj në një rreth të pakufizuar njerëzish’ si dhe ka folur kundër operacionit special ushtarak në Ukrainë.


Vetë Gallyamav tha se nuk e di për çfarë akuze përballet në Rusi.

‘Supozoj se është shkelje e diskretimit të ushtrisë. Po i kundërvihen kujdo që refuzon të jetë në krah të Kremlinit dhe përpiqen të kryejnë një analizë objektive të paanshme të asaj që po ndodh’, tha ai gjatë një interviste telefonike.

Ndëkohë Elvira Vikhareva, politikania e opozitës ruse u helmua me metale të rënda si kripëra. Kjo u raportua në faqen Meduza, që shkruan për rezultatet e testeve që kreu politikania pasi filloi të shfaqte simptoma.

Sipas faqes, në gjakun e Vikharevës u gjet dikromat kaliumi, një substancë shumë toksike dhe kancerogjene. Gëlltitja e tij nga goja ndodh aksidentalisht, ose me vetëdije me qëllim vetëvrasjeje.  Helmimi daton disa muaj më parë.

Opozita politike u tha gazetarëve se i vunë re simptomat në fund të nëntorit dhe fillim të dhjetorit dhe më pas në fillim të shkurtit. Simptomat përfshinin dhimbje të forta stomaku, rritje të rrahjeve të zemrës, mpirje në gjymtyrë, spazma muskulore, gjendje të fikëti dhe rënie të flokëve.

Vikhareva nuk e ka treguar fytyrën e saj në intervistat e transmetuara drejtpërdrejt në muajt e fundit. Kjo thuhet se ishte për shkak se efektet e helmimit patën një ndikim të madh në pamjen e saj.

putin rusi kundërshtarët