Bota24 Mars 2023, 22:56

Vendet nordike krijojnë aleancën e mbrojtjes ajrore, shkak frika e sulmeve nga Rusia

Shkruar nga Pamfleti

Vendet nordike krijojnë aleancën e mbrojtjes ajrore, shkak frika e

Komandantët e Forcave Ajrore nga Suedia, Norvegjia, Finlanda dhe Danimarka thonë se kanë nënshkruar një marrëveshje për të krijuar një mbrojtje ajrore të unifikuar nordike që synon të kundërshtojë kërcënimin në rritje nga Rusia.

Sipas deklaratave nga forcat e armatosura të katër vendeve, synimi është të jemi në gjendje të operojmë së bashku bazuar në mënyrat tashmë të njohura të operimit nën NATO.

Komandanti i forcave ajrore daneze, gjeneralmajor Jan Dam tha se lëvizja për të integruar forcat ajrore u shkaktua nga pushtimi rus i Ukrainës.

"Flota jonë e kombinuar mund të krahasohet me një vend të madh evropian," tha Gen Dam.

Aktualisht Norvegjia ka 57 avionë luftarakë F-16 dhe 37 avionë luftarakë F-35 me 15 të tjerë nga këta të fundit me porosi. Finlanda ka me porosi 62 avionë F/A-18 Hornet dhe 64 F-35, ndërsa Danimarka ka me porosi 58 F-16 dhe 27 F-35. Suedia ka më shumë se 90 avionë Gripens. Një flotëe tillë do të ishte mëse e mjaftueshme për t'i bërë ballë sulmeve që vijë nga Rusia.

suedi finlandë norvegji danimarkë