Bota17 Prill 2024, 18:41

Benjamin Netanyahu sfidon SHBA: Izraeli do të vendosë vetë se si t’i përgjigjet Iranit

Shkruar nga Pamfleti

Benjamin Netanyahu sfidon SHBA: Izraeli do të vendosë vetë se si
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli do të vendosë vetë se si t’i përgjigjet sulmeve iraniane të fundjavës. Gjatë një takimi të kabinetit qeveritar izraelit, kryeministri Netanyahu falënderoi “miqtë për mbështetjen e mbrojtjes së Izraelit.

Netanyahu foli pas takimit me ministrat e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë. Ndërsa një ditë më parë Netanyahu u takua dhe me homologun britanik Rishi Sunak, shkruan Sky News.

Falënderoj miqtë tanë për mbështetjen e tyre për mbrojtjen e Izraelit… Ata gjithashtu kanë të gjitha llojet e sugjerimeve dhe këshillave, e vlerësoj, por dua ta bëj të qartë: ne do t’i marrim vendimet tona dhe shteti i Izraelit do të bëjë gjithçka e nevojshme për të mbrojtur veten”, tha Netanyahu.

Lidhur me Gazën, Netanyahu theksoi se qeveria izraelite do të miratojë një plan për rehabilitimin e vendbanimeve me një kosto prej rreth 5 miliardë dollarësh.

Ne do të investojmë në strehim, infrastrukturë, arsim, punësim, mjekësi etj. Terroristët e Hamasit donin të na çrrënjosin – ne do t’i çrrënjosim dhe do të hedhim rrënjë”, theksoi Netanyahu.

Kujtojmë se të shtunën, Irani nisi një sulm me dron dhe raketa ndaj Izraelit, për të cilin Teherani tha se ishte në përgjigje të sulmit të 1 prillit në konsullatën iraniane në Siri, ku u vranë të paktën 13 persona, duke përfshirë 7 këshilltarë ushtarakë. Izraeli është zotuar se do t’i përgjigjet sulmit iranian.

benjamin netanyahu izrael irani