TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Korrik 2023, 18:26

“Berlusconi ishte një hiç para meje”, nënsekretari italian i Kulturës i habit të gjithë me komentet seksiste: Kam shkuar me 1500 gra!

Shkruar nga Pamfleti

“Berlusconi ishte një hiç para meje”, nënsekretari

Vittorio Sgarbi, nensekretari i Kulturës në qeverinë e re italiane të kryeministres Giorgia Meloni ka shtangur të pranishmit në një konferencë në Romë, ku ju referohej femrave me terma nënçmues dhe lavdëroi organin e tij gjenital.

Një video 45-minutëshe e komenteve të nënsekretarit, e bërë gjatë një aktiviteti në muzeun e artit bashkëkohor Maxxi në Romë në një ngjarje më 21 qershor u rishfaq këtë fundjavë në disa raporte në mediat italiane, përfshirë La Repubblica.

71-vjeçari është thirrur të japë dorëheqjen pasi në videon e bërë virale deklaron se ka fjetur me 1500 gra.

Unë nuk kam një kalkulator për penisin, kështu që nuk e di. Mund të vlerësoj mesatarisht tre në muaj dhe kur kam qenë aktiv ishte edhe nëntë, ose dymbëdhjetë në muaj. Kështu që 1500, minimumi“, pohoi ai.

Chiara Braga, drejtuese e grupit të PD në Dhomën e Deputetëve ka kërkuar një reagim të fortë lidhur me skandalin.

"Nuk mund të përdorësh një institucion të madh kulturor si audiencë për një shfaqje të pahijshme dhe ofenduese të punëtoreve dhe të gjitha grave. Kërkojmë masa të bindur se as kryeministri Meloni nuk mund të qëndrojë indiferent. Nuk ishte shaka, por një episod i rëndë për gjuhën, tonin dhe përmbajtjen. Deklaratat e Sgarbit në Maxxi janë të papranueshme dhe shumë serioze, shenjë e një regresioni kulturor shqetësues", tha ajo.

Ndërkohë Lëvizja Pesë Yjet ka kërkuar dorëheqjen e Sgarbit, pas komenteve seksiste.

“Fjalët e Sangiulianos për shfaqjen e shumëfishtë vulgare dhe seksiste në të cilën nënsekretari i tij Sgarbi u bë protagonist janë të çmueshme”, thonë në një shënim eksponentët e M5S në komisionin e kulturës të Dhomës dhe Senatit.

vittorio sgarbi komente seksiste

Lini një Përgjigje