TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Korrik 2023, 14:34

Kaosi në Francë, Macron thirrje zyrtarëve: Tregoni kujdes, të mos përsëriten më ngjarje të tilla

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në Francë, Macron thirrje zyrtarëve: Tregoni kujdes,

Presidenti francez Emmanuel Macron, pas protestave të dhunshme në Francë ka mirëpritur në takim 241 kryetarët e qyteteve dhe komuniteteve më të prekura, pas vrasjes së një 17-vjeçari nga policia.

Macron, ka paralajmëruar zyrtarët të tregohen vigjilentë pasi sipas tij situata në Francë ende nuk është qetësuar.  Sipas tij, mund të ketë sërish përplasje në ditën e festës kombëtare franceze të 14 korrikut.

“A është i qëndrueshëm rikthimi në qetësi? Duhet të tregohemi të  kujdesshëm për ditët dhe javët në vijim. Por më në fund kulmi i dhunës që përjetuam në netët e para ka kaluar”, tha kreu i shtetit francez.

Macron tha gjithashtu se nga ana e tij nuk do të mungojë mbështetja e qeverisë franceze për të siguruar normalitetin dhe qetësinë në vend.

macron france tensione

Lini një Përgjigje