TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Qershor 2023, 09:32

Biden bën gafën e rradhës, presidenti amerikan ngatërron himnin kombëtar të SHBA-së me atë të Indisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Biden bën gafën e rradhës, presidenti amerikan ngatërron

Presidenti amerikan Joe Biden është bërë sërish viral në rrjete sociale dhe duket se nuk i ndahet gafave.

Gjatë ceremonisë së pritjes së kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, në Shtëpinë e Bardhë, ai ngatërroi himnet kombëtare.

Siç shihet në videon e mëposhtme, teksa fillon himni kombëtar i Indisë, Joe Biden ngre dorën e djathtë dhe e vendos në nivelin e zemrës, lëvizje që amerikanët e bëjnë kur dëgjojnë himnin kombëtar të SHBA-së. Biden madje e mban dorën në të njëjtin vend për disa sekonda, por duket se kuptoi shpejt gabimin teksa heq dorën me një lëvizje të ngadaltë.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti Joe Biden ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe jo vetëm, pasi edhe në takimin e zhvilluar me kryeministrin britanik Rishi Sunak gjatë këtij muaji, ai gaboi duke iu drejtuar atij si 'president'. 

biden gafe himni kombetar shba indi

Lini një Përgjigje