TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Qershor 2023, 08:58

Fundi misterioz i 5 miliarderëve, zbulohet skandali me nëndetësen Titan; kompania injoroi paralajmërimin

Shkruar nga Pamfleti
Fundi misterioz i 5 miliarderëve, zbulohet skandali me nëndetësen
Nëndetësja e OceanGate

Komandanti i Rojës Bregdetare, John Mauger, shpjegoi në një konferencë për shtyp se shpërthimi i Titanit ishte për shkak të një “problemi fatal të dhomës së presionit”.

Titani ishte midis 3300 dhe 3500 metra thellë kur është shpërbërë. Aq i fortë ishte presioni, saqë muret u çanë nga jashtë si një shpërthim. Ky fenomen ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të pasagjerëve.

Është spekuluar se nëndetësja, e prodhuar nga OceanGate, ishte një anije eksperimentale me komponentë të improvizuar. Ish-drejtori i kompanisë amerikane, David Lochridge, paralajmëroi në vitin 2018 se Titan kishte nevojë për më shumë teste për t’u përdorur, por ata e injoruan atë.

Më vonë doli në dritë se Titan ishte certifikuar vetëm për 1300 metra thellësi. 

John Mauger tha se “vazhdojmë të punojmë për të kuptuar dhe shpjeguar konkretisht se çfarë ka ndodhur”.

Roja Bregdetare Amerikane njoftoi të enjten se të pesë personat që ishin në bordin nëndetëses Titan kishin humbur jetën.

Njoftimi nga Roja Bregdetare u parapri nga një deklaratë e kompanisë amerikane ‘OceanGate Expeditions’, që kishte prodhuar nëndetësen, e cila shprehu keqardhjen për vdekjen e 5 personave, në bordin e Titanit. “Mendimet tona shkojnë tek ata dhe familjet e tyre”, thuhej në deklaratën e kompanisë.

“Një robot pa drejtim i lëshuar nga një anije kanadeze zbuloi mbetjet e nëndetëses mëngjesin e kësaj të enjte rreth 488 metra larg Titanikut në rreth 2 milje (4 kilometra) thellësi”, tha admirali Rojes Bregdetare Amerikane, John Mauger në një konferencë për shtyp.

“Copat e metalit të nëndetëses dëshmojnë për humbje katastrofike oksigjeni në dhomën e presionit të nëndetëses”, tha ai.

Roja Bregdetare tha se do të vazhdonte kërkimet në zonën ku u gjetën mbetjet e nëndetësdes.

Në bordin e nëndetëses ndodhej eksploruesi francez Paul-Henri Nargeolet, një ish oficer i marinës Stockton Rush, themelues dhe shef ekzekutiv i kompanisë ‘OceanGate Expeditions’, miliarderi britanik Hamish Harding si dhe një biznesmen me origjinë pakistaneze Shahzada Daëood dhe djali i tij 19-vjeçar Suleman Daëood. Udhëtimi për të parë mbetjet e Titanikut, kushtonte 250 mijë dollarë për person.

john mauger oceangate

Lini një Përgjigje