TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Nëntor 2025, 16:44

'BKH'-ja ukrainase i ‘bastisi’ banesën, jep dorëheqjen krahu i djathtë i Zelenskyt!

Shkruar nga Pamfleti

'BKH'-ja ukrainase i ‘bastisi’ banesën, jep

Yermak është gjithashtu i përfshirë në skandalin e korrupsionit dhe hetuesit e quajnë atë "Ali Baba"...

Kreu i Zyrës së Presidentit ukrainas, Andriy Yermak ka dhënë dorëheqjen. Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidenti Volodymyr Zelensky, i cili deklaroi se Yermak, i paraqiti dorëheqjen e tij pas kontrolleve nga Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) në ambientet e tij më herët ditën e sotme.  

"Do të ketë një rivendosje të Zyrës së Presidentit. Andriy Yermak, kreu i Zyrës së Presidentit, ka paraqitur dorëheqjen e tij. Jam mirënjohës ndaj Andriy që gjithmonë e ka paraqitur qëndrimin e Ukrainës në rrugën e negociatave pikërisht ashtu siç duhej të ishte", tha Zelensky në një deklaratë.

Ai shtoi se donte të shmangte thashethemet dhe spekulimet dhe se nesër do të diskutonte për pasardhësin e Yermak.

"Sa i përket kreut të ri të Zyrës (së Presidentit), nesër do të zhvilloj konsultime me ata që mund ta udhëheqin këtë institucion", shtoi ai.

Dorëheqja e Yermak vjen në një kohë kur Ukraina po tronditet nga skandali më i madh i korrupsionit të presidencës së Zelensky-t, që përfshin aleatët e tij. Më herët këtë muaj, Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës (NABU) ngriti akuza ndaj tetë të dyshuarve në një skemë që përfshinte kompaninë shtetërore bërthamore Energoatom, duke emëruar Timur Mindich, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Zelensky-t, si kreun e saj.

Ministri i Drejtësisë Herman Halushchenko dhe Ministrja e Energjisë Svitlana Hrynchuk u shkarkuan më 19 nëntor. Ata nuk janë akuzuar ende. Mindich iku nga Ukraina përpara se të akuzohej. Ai u sanksionua nga Zelensky dhe u vu në listën e të kërkuarve.

Gazeta Ukrainska Pravda raportoi, duke cituar burimet e saj, se Yermak është gjithashtu i përfshirë në skandalin e korrupsionit dhe hetuesit e quajnë atë "Ali Baba".

Kryeprokurori antikorrupsion i Ukrainës, Oleksandr Klymenko, tha më herët në nëntor se, sipas hetuesve, "Ali Baba po mban takime dhe po u cakton detyra agjencive të zbatimit të ligjit për të siguruar që ata të ndjekin penalisht detektivët e NABU-së dhe prokurorët antikorrupsion".

Një nga shtëpitë luksoze pranë Kievit, e financuar përmes skemës korruptive të Energoatom, ishte menduar për Yermakun, tha një burim i zbatimit të ligjit për Kyiv Independent.

Yermak nuk ka komentuar mbi raportet. Zyra e Presidentit nuk iu është përgjigjur kërkesave për koment.

Pavarësisht reagimeve negative, Zelensky refuzoi ta shkarkonte Yermakun. Në vend të kësaj, ai e caktoi atë për të udhëhequr një delegacion ukrainas në bisedimet e Zvicrës me SHBA- në më 23 nëntor, pasi Presidenti Donald Trump zbuloi një plan të diskutueshëm paqeje që anonte shumë në favor të Rusisë.

Pavarësisht kritikave të vazhdueshme, Zelensky tha se i besonte Yermakut dhe hodhi poshtë pretendimet se ky i fundit ushtronte pushtet të tepërt. Por rritja e presionit nga faktori ndërkombëtarë për çrrënjosjen e korrupsionit, detyroi Zelenskyn të ‘lëshonte’ krahun e tij të djathtë.

Lini një Përgjigje