TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Prill 2026, 10:42

Bllokada nga SHBA, Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit

Shkruar nga Pamfleti

Irani njoftoi se kontrolli i Ngushticës së Hormuzit është "rikthyer në gjendjen e mëparshme" për shkak të mosmarrëveshjes së vazhdueshme me SHBA-në për bllokadën e saj detare të porteve iraniane.

Bllokada nga SHBA, Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit
Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit

Irani ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit ende pa shkuar 24 orë nga hapja që njoftoi ditën e djeshme.

Komanda e përbashkët ushtarake e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike në një deklaratë shkruan se kontrolli i Ngushticës së Hormuzit tani është "kthyer në statusin e tij të mëparshëm" për shkak të bllokadës së vazhdueshme amerikane të porteve iraniane.

Në një deklaratë të transmetuar nga transmetuesi iranian IRIB, komanda e IRGC tha se Shtetet e Bashkuara "vazhduan aktet e tyre të piraterisë dhe vjedhjes detare nën maskën e një të ashtuquajture bllokadë".

"Për këtë arsye, kontrolli i Ngushticës së Hormuzit është rikthyer në statusin e tij të mëparshëm dhe kjo rrugë strategjike detare tani është nën menaxhim dhe kontroll të rreptë nga forcat e armatosura.Derisa Shtetet e Bashkuara të rivendosin lirinë e plotë të lundrimit për anijet që udhëtojnë nga Irani në destinacionet e tyre dhe anasjelltas situata në Ngushticën e Hormuzit do të mbetet nën kontroll të rreptë dhe në gjendjen e saj të mëparshme.", thuhet në njoftim.

Irani dje kishte njoftuar hapjen totale të Ngushticës së Hormuzit. Ishte Ministri i Jashtëm i Iranit i cili e ka bërë me dije një gjë të tillë. 

"Në përputhje me armëpushimin në Liban, kalimi për të gjitha anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit shpallet plotësisht i hapur për periudhën e mbetur të armëpushimit, në rrugën e koordinuar siç është njoftuar tashmë nga Organizata Portale dhe Detare e Republikës Islamike të Iranit", tha ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi.

Menjëherë erdhi edhe reagimi i presidentit Donald Trump i cili me anë të një postimi në Truth Social falenderoi Iranin.

“Irani sapo njoftoi se Ngushtica e Iranit është plotësisht e hapur dhe gati për tranzit. Faleminderit!”, shkroi Donald Trump në Truth, duke komentuar vendimin e Teheranit për të dhënë dritën jeshile për kohëzgjatjen e armëpushimit.

 

irani mbyll ngushticën e hormuzit

Lini një Përgjigje