Bota21 Prill 2023, 16:19

Boll me tolerime ndaj Beogradit, Perëndimi po lejon zgjerimin e botës serbe!

Shkruar nga Pamfleti
Boll me tolerime ndaj Beogradit, Perëndimi po lejon zgjerimin e botës
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko

Problemi kryesor është se si ta tërheqin Serbinë në anën e tyre dhe kjo ka sjell tolerim dhe mospërfillje ndaj veprimeve të saj...

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko është shprehur se bashkësia ndërkombëtare është treguar tolerante me Beogradin dhe ka lejuar zgjerimin e “botës serbe”.

Kjo sipas saj, ka ardhur si rezultat i tentativës së Perëndimit për të tërhequr Serbinë në anën e saj, por shtoi se duke parë veprimet e fundit nga Beogradi, bashkësia ndërkombëtare tani duhet të reagojë.

Projekti “Bota Serbe” ka bërë një rrugë të gjatë në diasporë, ligjet që integrojnë Republikën Srpska në hapësirën ekonomike, kulturore dhe informative të Serbisë. Milorad Dodik është pjesë e projektit të Beogradit. Problemi kryesor është se si ta tërheqin Serbinë në anën e tyre dhe kjo ka sjell tolerim dhe mospërfillje ndaj veprimeve të saj. Ky është një shqetësim për të gjithë rajonin. Problemi kryesor është mungesa e besimit ndaj Beogradit”, tha ajo në një intervistë për "N1".

Biserko beson se edhe Perëndimi është në një situatë të vështirë për shkak të ngjarjeve në Serbi. Sipas saj qytetarët serb janë indoktrinuar prej vitesh me një ndjenjë anti-perëndimore, gjë që e bën tepër të vështirë ndërhyrjen e Perëndimit në Beograd.

Çfarë mund të bëjë Perëndimi tani që shoqëria në Serbi është e bllokuar dhe ka një propagandë dhjetëvjeçare që e distancon Serbinë nga rajoni dhe BE-ja, ndërsa matrica e mediave elektronike është nën stafetën e Vuçiçit. Është bërë projekt i elitave serbe dhe i të gjitha institucioneve, nga Kisha Ortodokse Serbe e deri te ushtria”, tha ajo. /Pamfleti

beogradi bota serbe tolerimi i perëndimit