Bota21 Prill 2023, 15:28

Elon Musk humb 12 miliardë dollarë për 24-orë, shkak shpërthimi i raketës kozmike gjatë testimit

Shkruar nga Pamfleti

Elon Musk humb 12 miliardë dollarë për 24-orë, shkak

Raketa “Starship” e kompanisë “SpaceX”, pas një shkëputjeje të suksesshme nga toka, shpërtheu në ajër për motive që duhen ende të identifikohen. Por ky problem gjatë testimit i ka kushtuar Elon Muskut plot 12.4 miliardë dollarë humbje në 24 orë.

Një shifër marramendëse kjo, për testimin e një projekti i cili ende duket shumë larg të bërit realitet. Sidoqoftë, inxhinierët e kompanisë e konsideruan testin një sukses.

Edhe pse testi nuk rezultoi ashtu siç shpresonim, raketa kaloi një shpërbërje të shpejtë nga pjesët e panevojshme të saj”, thuhet në një komunikatë.

Ndërkohë pronari i “SpaceX”, miliarderi Elon Musk uroi ekipin e kompanisë së tij pas nisjes së raketës “Starship”, më e madhja në botë, dhe premtoi një tetst të ri brenda pak muajsh.

“Urime ekipeve të “SpaceX” për testin e parë fantastik! Mësuam shumë për t’u përgatitur për testin e ri brenda pak muajsh”, tha ai në Twitter.

Testi në fjalë ishte përpjekja e dytë për të dërguar në hapësirë raketën “Starship”, e projektuar për të transportuar njerëzit në orbitën e Tokës, në Hënë dhe Mars.

Fillimisht, kompanisë iu desh të anulonte mbajtjen e testit të hënën e kaluar pasi teknikët zbuluan se një valvë presioni kishte ngrirë.

elon musk 12 miliardë dollarë humbje