Bota21 Prill 2023, 12:38

U akuzua për ngacmim të stafit, jep dorëheqjen zv/kryeministri britanik

Shkruar nga Pamfleti

U akuzua për ngacmim të stafit, jep dorëheqjen zv/kryeministri

Zëvendëskryeministri britanik Dominic Raab ka dhënë dorëheqjen pasi akuzohet se ka kryer ngacmime të stafit gjatë kohës që ka qenë ministër në disa kabinete.

Në një letër të postuar në Tëitter, ai kundërshtoi gjetjet e raportit të prezantuar kundër tij, duke deklaruar se po krijohet një precedent i rrezikshëm për sjelljen e një qeverisjeje të mirë.

Udhëheqësi i laburistëve Sir Keir Starmer tha se situata tregon "dobësinë e vazhdueshme të kryeministrit", duke shtuar: "Ai kurrë nuk duhet ta kishte emëruar [z. Raab] në radhë të parë…”

 Raportit, i cili nuk është bërë ende publik, i është bashkëngjitur një letër e gjatë dy faqesh drejtuar kryeministrit, ku Raab ngre si problematikë për largimin hetimin me të meta ndaj çështjes së tij.

Brenda letrës së dorëheqjes, Raab zbulon se si hetuesi i pavarur Adam Tolley mbështeti dy nga tetë akuzat kundër tij.

“Ndërsa ndihem i detyruar të pranoj rezultatin e hetimit, ai hodhi poshtë të gjitha, përveç dy prej pretendimeve të ngritura kundër meje. Unë gjithashtu besoj se dy gjetjet e tij negative janë të meta dhe përbëjnë një precedent të rrezikshëm për sjelljen e qeverisjes së mirë.

Së pari, ministrat duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë mbikëqyrje të drejtpërdrejtë në lidhje me zyrtarët e lartë mbi negociatat kritike të kryera në emër të popullit britanik, përndryshe parimi demokratik dhe kushtetues i përgjegjësisë ministrore do të humbasë”, shkruante Raab në letrën e sotme.

bullizm zv/kryeministri britanik