Bota20 Prill 2024, 08:44

Bombardohet baza ushtarake në Irak, humb jetën 1 person dhe plagosen 8 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Bombardohet baza ushtarake në Irak, humb jetën 1 person dhe plagosen 8

Gjatë natës në Irakun qendror është bombarduar baza ushtarake.

Kjo bazë strehon trupat e ushtrisë dhe ish-paraushtarakët pro-iranianë nga Hachd al-Chaabi, të integruar në forcat e rregullta irakiane.

Aktualisht nga sulmi raportohet se një person ka vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur.

SkyNews citon dy burime të cilat konfirmojnë se ngjarja ndodhi si pasojë e një sulmi ajror. SHBA ka distancuar veten nga sulmi, pasi një zyrtar amerikan ka deklaruar se vendi i tij nuk është i përfshirë.

Baza përdoret nga Forcat e Mobilizimit Popullor të Irakut (PMF), një grup prej dhjetëra grupesh të armatosura.

“Një shpërthim ndodhi në selinë e Forcave të Mobilizimit Popullor në bazën ushtarake Kalsu në distriktin al Mashrou në autostradën, në veri të Guvernatorit Babil. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, ku shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale dhe të lënduar. Detajet do t’ju japim pasi të ketë përfunduar hetimi paraprak”, thuhet në njoftimin e bazës.

Pamjet e shpërndara në rrjet, të filmuara nga një makinë në lëvizje tregojnë një zjarr që pasohet nga një shpërthim i madh që duket se lëshon fragmente të ndritshme në ajër.

Bombardohet baza ushtarake në Irak, humb jetën 1 person dhe plagosen 8

Baza është përdorur dikur nga forcat amerikane dhe është rreth 50 km në jug të Bagdadit.

Shpërthimi në Irak vjen një ditë pasi Izraeli goditi Iranin.