TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Janar 2026, 08:12

Bordi i Paqes, Donald Trump tërheq ftesën e anëtarësimit për Kanadanë 

Shkruar nga Pamfleti
Bordi i Paqes, Donald Trump tërheq ftesën e anëtarësimit
Mark Carney dhe Donald Trump

Presidenti i Shteteve të  Bashkuara, Donald Trump, ka tërhequr ftesën për Kanadanë për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes”.

Në një postim në platformën Truth Social, drejtuar kryeministrit kanadez Mark Carney, Trump shkroi se Bordi i Paqes po e tërheq ftesën për anëtarësimin e Kanadasë. Presidenti amerikan nuk dha asnjë arsye konkrete për këtë vendim.

Veprimi i Trump erdhi disa orë pas reagimit publik të Mark Carney ndaj deklaratave të presidentit amerikan, ku kryeministri kanadez theksoi se Kanadaja “nuk ekziston falë SHBA-së”, duke hedhur poshtë kritikat e ashpra për varësinë e vendit të tij nga Uashingtoni.

Kanadaja kishte sinjalizuar më herët se ishte e gatshme të bashkohej me bordin, por pa paguar tarifën e anëtarësimit.

Sipas administratës amerikane, anëtarët e përhershëm të Bordit të Paqes do të duhet të paguajnë një tarifë prej 1 miliard dollarësh për të ndihmuar në financimin e këtij mekanizmi të ri, gjë që Otava ka refuzuar ta bëjë.

Zyra e kryeministrit Carney nuk reagoi menjëherë pas postimit të Trump, megjithëse javën e kaluar ai kishte deklaruar se do ta pranonte ftesën e presidentit amerikan.

Ndërkohë, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se liderët evropianë kanë dyshime serioze mbi kompetencat dhe rolin e Bordit të Paqes, por janë të gatshëm të bashkëpunojnë me këtë organ në çështje që lidhen me Gazën.

Bordi i Paqes, Donald Trump tërheq ftesën e anëtarësimit

mark carney trump bordi i paqes

Lini një Përgjigje