TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Mars 2026, 15:43

Cenohet siguria bërthamore e Iranit, situata në centralin e Bushehrit në pikën kritike

Shkruar nga Pamfleti

Cenohet siguria bërthamore e Iranit, situata në centralin e Bushehrit

Situata në centralin bërthamor të Bushehrit në Iran po përkeqësohet, paralajmëroi Alexei Likhachev, drejtori i përgjithshëm i korporatës shtetërore bërthamore ruse Rosatom.

Sipas tij, sulmet ndaj uzinës përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë bërthamore.

Paralajmërimi vjen pasi centrali i parë bërthamor i Iranit u vu në shënjestër të sulmeve gjatë kësaj jave. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike deklaroi të enjten se sulme të tilla mund të “rezultojnë në një aksident të madh radiologjik”.

Rusia përfundoi ndërtimin e impiantit të Bushehrit, i cili hyri në funksion në vitin 2011. Centrali furnizohet me uranium të prodhuar në Rusi.

Edhe Kremlini i dënoi sulmet, duke i cilësuar ato “jashtëzakonisht të rrezikshme”. Në të njëjtën kohë, Rusia është përballur vazhdimisht me akuza për sulme të pamatura pranë objekteve bërthamore gjatë luftës në Ukrainë.

iran

Lini një Përgjigje