
Izraelit dhe Hamasit po akuzojnë rregullisht njëri-tjetrin për gjoja thyerjen e armëpushimit, pas disa shpërthimve të ndodhura në veri të Gazës, por si veprohet në këtë rast dhe a rrezikohet armëpushimi?
Eksperti për çështjet ndërkombëtare, Dominic Waghorn deklaroi se sipas marrëveshjes, mekanizmi për të zgjidhur pretendimet kontradiktore duhet të jetë që Izraeli dhe Hamasi të shkojnë te ndërmjetësi Katar, i cili do të përpiqet ta zgjidhë atë, thotë ai.
Waghorn thotë se nuk do të ketë ndonjë përparim në lirimin e më shumë pengjeve ose të burgosurve palestinezë derisa të përfundojë ky proces.
"Me sa duket, [Katari] do të përpiqet të kuptojë pse ndodhi, a ishte një aksident - që këto shpërthime ndodhën gabimisht - apo ishin të qëllimshme, dhe më pas do të përpiqet të qetësojë tensionet dhe të vendosë armëpushimin në vend", tha ai.
Sipas ekspertit, ky është një "rast klasik" kur njëra palë thotë "ata filluan" dhe pala tjetër thotë jo, ishin ata.
“Çështja kryesore këtu është se si Hamasi ashtu edhe izraelitët duan që ky armëpushim të vazhdojë”, tha ai.
Për ekspertin kjo ndodh për arsye të ndryshme: Hamasi dëshiron kohë për t'u rigrupuar ndërsa Izraeli dëshiron të çlirojë të paktën gratë dhe fëmijët e tij nga Gaza/SkyNews
Lini një Përgjigje