TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Shtator 2025, 20:29

Dalin detaje nga plani për paqe në Gaza, qeveria kalimtare do të drejtohet nga Trump dhe Tony Blair

Shkruar nga Pamfleti

Dalin detaje nga plani për paqe në Gaza, qeveria kalimtare do të

Përpara konferencës së përbashkët për shtyp mes Presidentit Donald Trump dhe Kryeministrit Benjamin Netanyhau, Shtëpia e Bardhë ka ndarë planin "gjithëpërfshirës" të Trump për t'i dhënë fund luftës në Gaza.

Plani 20-pikësh duket i ngjashëm me raportet e një plani 21-pikësh që është folur më herët. Ende nuk është e qartë se kush është pajtuar me këtë dhe nëse do të zbatohet. Plani përshkruan 20 pika kryesore dhe fillon me shndërrimin e Gazës në një “zonë të deradikalizuar dhe pa terrorizëm” që nuk përbën kërcënim për fqinjët e saj.

Por një pikë thekson se, nëse luftimet mbarojnë, Gaza do të vendoset nën kontrollin e një qeverie kalimtare të kryesuar nga vetë Trump dhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair.

Plani i Shtëpisë së Bardhë përshkruan një sërë hapash që thotë se do të sjellin fundin e luftimeve në Gaza. Kjo përfshin që, brenda 72 orëve nga pranimi i marrëveshjes nga Izraeli, të gjithë pengjet do të kthehen, të gjallë dhe të vdekur. Në këmbim, të burgosurit palestinezë që mbahen në Izrael do të lirohen gjithashtu.

Pastaj, thotë Shtëpia e Bardhë, luftëtarët e Hamasit do të angazhohen për "bashkëjetesë paqësore", duke qenë në gjendje të largohen nga Gaza me "kalim të sigurt" nëse dëshirojnë.

Gjithashtu plani përfshin:

-Planet për rritjen e ndihmës,

-Një plan për rindërtimin ekonomik të Gazës,

-Me atë premtim askush nuk do të detyrohet të largohet nga Gaza,

-Nuk do të ketë rol për Hamasin apo ndonjë grup tjetër militant.

Lini një Përgjigje