TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Shtator 2025, 19:04

Sulmet në Doha, Netanyahu i kërkon falje Katarit: Synimi ynë ishin zyrtarët e Hamasit!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet në Doha, Netanyahu i kërkon falje Katarit: Synimi ynë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka kërkuar falje Katarit pasi Izraeli bombardoi Dohan në një përpjekje për të vrarë zyrtarët e Hamasit në fillim të këtij muaji.

Raportohet se udhëheqësi bisedoi nga Shtëpia e Bardhë në telefon me kryeministrin Mohammed bin Abdulrahman Al Thani.

Kërkimi i faljes u raportua edhe në mediat izraelite dhe amerikane. Kjo vjen menjëherë pasi Netanyahu mbërriti në Shtëpinë e Bardhë dhe u prit nga Donald Trump.

Kujtojmë se Izraeli sulmoi Katarin në fillim të këtij muaji, vendi i fundit i Lindjes së Mesme që ka sulmuar, duke synuar zyrtarët e Hamasit.

Grupi militant prej kohësh ka pasur selinë e tij politike në Doha. Në atë kohë, Katari, një aleat i SHBA-së, e cilësoi sulmin si frikacak dhe një shkelje flagrante të të gjitha ligjeve dhe normave ndërkombëtare.

Lini një Përgjigje