
Shtetet e Bashkuara kanë nisur një operacion për kthimin e qytetarëve amerikanë nga Lindja e Mesme, në mes të tensioneve në rritje në rajon.
Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se një fluturim çarter me qytetarë amerikanë është nisur nga Lindja e Mesme drejt Shteteve të Bashkuara, si pjesë e përpjekjeve për të ndihmuar amerikanët të kthehen në shtëpi.
Sipas njoftimit, fluturime të tjera pritet të organizohen në të gjithë rajonin në ditët në vijim.
Autoritetet amerikane u kanë bërë thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar, Arabinë Saudite dhe Izrael dhe që janë të interesuar për fluturimet çarter ose për opsione transporti tokësor, të plotësojnë formularin e posaçëm të emergjencës ose të kontaktojnë Task Forcën e Departamentit të Shtetit, e cila është në dispozicion 24 orë në ditë.
Today, a Department of State charter flight of American citizens departed the Middle East in route to the United States, as part of our ongoing efforts to assist Americans return home.
— Department of State (@StateDept) March 5, 2026
Additional flights will be surged across the region and American citizens in UAE, Qatar, Saudi… pic.twitter.com/4egntuuWy3
Lini një Përgjigje