
Ish-sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar ka sugjeruar se largimi i SHBA nga NATO nuk do të ishte "fundi i botës" dhe i kërkoi Evropës të rrisë mbështetjen për Ukrainën.
"Unë mendoj se ne jemi tashmë dëshmitarë të një epoke të re, një epokë ku nuk mund të marrim si të mirëqena garancitë e sigurisë së SHBA. Tani, më vjen shumë keq për këtë dhe ata kanë qenë gur themeli i NATO-s dhe sigurisë evropiane. Nëse ata do të tërhiqeshin nga NATO, padyshim që ne do të ishim në një botë shumë të ndryshme", tha Sir Ben Wallace për BBC
"Ky nuk është fundi i botës nëse ata tërhiqen nga NATO," shtoi Ëallace. "Sigurisht, është e tmerrshme. Por ne kemi vullnetin në Evropë dhe paratë për të rregulluar sigurinë dhe mbrojtjen tonë."
Ukraina ende mund të mposht Rusinë - por vetëm "nëse të gjithë rritemi dhe zëvendësojmë atë që amerikanët kanë hequr ose tregojmë vendosmërinë e duhur evropiane, përfshirë Britaninë e Madhe, se ne nuk do të shkojmë askund".
Lini një Përgjigje