TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Prill 2023, 14:47

Dënimi i kritikut të Putin, reagon Borrell: Vendim i ashpër dhe i motivuar politikisht

Shkruar nga Pamfleti

Dënimi i kritikut të Putin, reagon Borrell: Vendim i ashpër dhe i

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka reaguar në lidhje me dënimin me 25 vite burg ndaj kritikut të Kremlinit, Vladimir Kara-Murza, i cili thotë që është i motivuar politikisht.

Borrell, i ka bërë gjithashtu thirrje Rusisë që të lirojë menjëherë të gjithë të burgosurit për akuza të motivuara politikisht.

“Vendimi i sotëm jashtëzakonisht i ashpër, tregon qartë edhe një herë keqpërdorimin politik të gjyqësorit për të ushtruar presion ndaj aktivistëve, mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe çdo zëri që kundërshton luftën e paligjshme të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Borrell.

Gjithashtu shefi i të drejtave të njeriut i Kombeve të Bashkuara i bëri thirrje gjithashtu Moskës që të lirojë Kara-Murza.

“Askujt nuk duhet t’i hiqet liria për ushtrimin e të drejtave të njeriut dhe u bëj thirrje autoriteteve ruse ta lirojnë menjëherë”, tha Volker Turk, komisioneri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut.

denim putin borrell motivim politik

Lini një Përgjigje