TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Nëntor 2025, 11:49

Dështon testi i raketës balistike në Rusi (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Dështon testi i raketës balistike në Rusi (Video)
Dështon testi i raketës balistike në Rusi

Forcat e armatosura ruse testuan një raketë balistike në rajonin Orenburg të Uraleve, por testi dështoi pasi raketa u shkatërrua vetëm disa sekonda pas lëshimit.

Sipas informacioneve, bëhej fjalë për një raketë të tipit SS‑19 (Stiletto), e cila mbante sistemin hipersonik Avangard.

Ky sistem është i aftë të kryejë manovra me shpejtësi shumë të lartë gjatë fluturimit drejt objektivit, çka e bën pothuajse të pamundur neutralizimin e tij.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin e lëshimit të raketës dhe më pas devijimin e saj, duke u kthyer mbrapsht disa sekonda më vonë. Rënia e saj në tokë shkaktoi një shpërthim të madh.

Autoritetet lokale deklaruan se nuk ka rrezik për popullsinë dhe se banorët nuk kanë nevojë të largohen nga shtëpitë e tyre.

dështon testi i raketës balistike në rusi

Lini një Përgjigje