TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Shtator 2025, 15:21

Detaje nga sulmi terrorist në Izrael, 6 të vdekur dhe 15 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga sulmi terrorist në Izrael, 6 të vdekur dhe 15 të

Në një nga sulmet më të përgjakshme të viteve të fundit, Jeruzalemi u trondit të hënën në orët e para të mëngjesit kur dy persona të armatosur hapën zjarr ndaj qytetarëve në një stacion autobusi në zonën e Ramotit, një nga hyrjet kryesore të qytetit.

Pamje tronditëse nga një kamerë sigurie treguan dhjetëra qytetarë që vraponin për jetën, ndërsa të shtëna të njëpasnjëshme përshkruan ajrin. Shumë mbetën të shtrirë në rrugë, disa të plagosur rëndë, të tjerë pa shenja jete.

Policia izraelite konfirmoi se të dy sulmuesit – shtetas palestinezë nga fshatrat përreth Ramallahut, u neutralizuan menjëherë nga një ushtar i IDF dhe një qytetar i armatosur që ndodhej rastësisht aty. Një bashkëpunëtor i tretë është arrestuar më vonë gjatë një operacioni në Bregun Perëndimor.

Kryeministri Benjamin Netanyahu mbërriti në vendngjarje vetëm pak orë pas sulmit, ku deklaroi se “Izraeli është në një luftë të gjithanshme kundër terrorizmit” dhe premtoi “masa të pamëshirshme kundër çdo fshati, strukture apo individi që ka lidhje me këtë masakër.”

Sulmi ndodhi në një kohë kur tensionet në Bregun Perëndimor janë në pikën e vlimit dhe ndërsa ushtria izraelite po përshkallëzon operacionet në Gaza. Hamas dhe Xhihadi Islamik e kanë lavdëruar sulmin, duke e quajtur “akt heroik”, por pa marrë përgjegjësi zyrtare.

Nga ana tjetër, presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, ka dënuar çdo akt dhune ndaj civilëve, duke kërkuar qetësi dhe rikthim në tryezën e dialogut, thirrje që bie në vesh të shurdhër në një moment kur Izraeli paralajmëron bllokada të reja në fshatrat palestineze dhe bastisje të përgjakshme.

Një shtetas spanjoll mes viktimave, reagime ndërkombëtare të përziera

Mes viktimave është konfirmuar edhe një shtetas spanjoll, çka ka shtuar presionin diplomatik ndaj Izraelit dhe palestinezëve. Spanja, Franca, BE dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin, duke kërkuar përmbajtje dhe kthim te zgjidhjet politike. Por zërat kritikë ndaj operacioneve të IDF në Gaza nuk mungojnë.

Lini një Përgjigje