TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Shtator 2025, 13:07

Aksident masiv në Gjermani, 9 makina përplasen në Frankfurt; humbin jetën 3 persona

Shkruar nga Pamfleti

Aksident masiv në Gjermani, 9 makina përplasen në Frankfurt;

Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën A3, në Frankfurt të Gjermanisë. Nëntë automjete janë përplasur me njëra tjetrën, ndërsa një prej tyre shpërtheu në flakë.

Si pasojë tre persona mbetën të vdekur në aksidentin masiv. Sipas Bild dyshohet se viktimat ishin turistë, pasi disa valixhe së bashku me dy biçikleta të montuara ishin të paketuara në pjesën e pasme të makinës së tyre.

Sipas policisë, shkaku i saktë i aksidentit fatal midis kryqëzimit Offenbacher Kreuz dhe Frankfurt-Süd është ende i paqartë.

Dy të rinj, një 20-vjeçar dhe një 21-vjeçare, humbën jetën në njërën nga automjetet e përfshira në aksident. Një 38-vjeçar pësoi lëndime fatale në një automjet tjetër që fluturoi nga trafikndarësja. Dy persona ndërruan jetë në vendngjarje.

Përveç kësaj, dy persona të përfshirë në aksident pësuan lëndime të lehta. Sakaq, pjesë makinash fluturuan për disa metra, duke u shpërndarë në të gjitha korsitë.

Sipas policisë, autostrada u mbyll plotësisht në të dyja drejtimet deri në mëngjes herët në të dy senset e lëvizjes.

Lini një Përgjigje