Bota16 Prill 2023, 22:35

Detajet nga dosja horror/ Prokurorët e SHBA: Djemtë e El Chapos ushqenin tigrat me rivalët e tyre

Shkruar nga Pamfleti

Detajet nga dosja horror/ Prokurorët e SHBA: Djemtë e El Chapos

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë t’i ekstradojnë, ndërkohë që mediat britanike kanë publikuar të tjera detaje në lidhje me mënyrën se si djemtë e El Chapos torturonin rivalët e tij.

"The Sun" shkruan se ata torturonin tmerrësisht rivalët e tyre dhe më pas, duke qenë ende të gjallë, ua hidhnin tigrave të tyre që të ushqeheshin me ta. Këto detaje kanë dalë në pah nga hetime të kryera nga prokurorët amerikanë.

Katër nga pasardhësit e mbretit të drogës, të njohur si "Los Chapitos", janë akuzuar për drejtimin e një operacioni të madh furnizimi me fentanyl në SHBA së bashku me anëtarët e tjerë të kartelit Sinaloa të Meksikës .

Joaquin Guzman Lopez , 36 vjeç, Jesus Alfredo Guzman Salazar , 37 vjeç dhe Ivan Guzman Salazar , 40 vjeç, akuzohen se kanë ngritur një perandori kriminale të përqendruar rreth trafikut të drogës dhe torturës.

SHBA paralajmëroi se duan t’i vënë të katër në pranga, por deri më tani i vetmi i arrestuar është Ovidio Guzman Lopez, 33 vjeç. Ai u vu në pranga më 5 janar pas një shkëmbimi zjarri masiv që la të paktën 29 të vdekur dhe ndodhet në qelitë e burgut në Meksikë, ndërkohë që SHBA-të kërkojnë ta ekstradojnë.

Babai i tij, Joaquín “El Chapo” Guzmán, aktualisht është burgosur në SHBA ku po vuan dënimin me burg të përjetshëm pasi u shpall fajtor në vitin 2019 për trafik droge dhe pastrim parash. Në dhjetor, SHBA vendosi një shpërblim deri në 5 milionë dollarë (4.2 milion £) për informacionin që çon në arrestimin ose dënimin e katër djemve të tij që gjithashtu mendohet se kanë mbajtur pozicione komanduese në kartelin Sinaloa. 

djemtë e el chapos shba ekstradim