TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Prill 2023, 18:53

Tubime masive në Çeki, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe ndalimin e mbështetjes për Ukrainën

Shkruar nga Pamfleti

Tubime masive në Çeki, protestuesit kërkojnë

Me gjithë këtë presion të madh që po ushtrohet mbi vendet evropiane për shpenzimet e mëdha ushtarake të orientuara drejt Kievit, Ukrainës nuk i mbetet rrugë tjetër veç se ajo e suksesit në kundërofensivën e madhe. Në të kundërt Kievi do të mbetet mes dy zgjedhjeve: të braktiset nga të gjithë, ose të pranojë një marrëveshje paqeje me Rusinë, por me kushtet e Moskës...  

Mijëra protestues kanë dalë në rrugët e Pragës për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe shkaku kryesor i këtij tubimi duket se është lufta në Ukrainë.

Demonstruesit janë mbledhur kundër inflacionit të lartë në vend, duke fajësuar Bashkimin Evropian dhe qeverinë çeke për rritjen e çmimeve. Por, gjatë protestave të sotme është përmendur edhe reagimi i vendit ndaj pushtimit rus.

Organizuar nga një parti e re politike e njohur si PRO, kreu i grupit Jindrich Rajchl ka mohuar se është pro-rus, por ka dënuar mbështetjen e Republikës Çeke për Ukrainën. Qeveria ka mbështetur me vendosmëri Kievin, duke siguruar armë për ushtrinë ukrainase dhe ka marrë rreth 500,000 refugjatë.

Por Rajchl e quajti ministren e Mbrojtjes Jana Cernochova, një mbështetëse e zëshme e qëndrimit pro-ukrainas, "rrezikun më të madh të sigurisë për Çekinë". Madje disa njerëz në tubim nisën nënshkrimin e një peticion, ku kërkonin që vendi të largohej nga NATO.

Miliardat e eurove dhe dollarëve të dërguara si ndihma nga Evropa dhe SHBA në Ukrainë, tani duket se po bëhen një problem i madh me rritjen e inflacionit dhe çmimeve të produkteve në të gjithë Evropën.

Me gjithë këtë presion të madh që po ushtrohet mbi vendet evropiane për shpenzimet e mëdha ushtarake të orientuara drejt Kievit, Ukrainës nuk i mbete rrugë tjetër veç se ajo e suksesit në kundërofensivën e madhe. Në të kundërt ajo do të mbete mes dy zgjedhjeve: të braktiset nga të gjithë, ose të pranojë një marrëveshje paqeje me Rusinë, por me kushtet e Moskës. 

protesta Çeki lufta ukrainë

Lini një Përgjigje