
Presidenti në largim i SHBA-ve, Joe Biden ka zhvilluar së fundmi një shëtitje në Shtëpinë e Bardhë.
Në videon e publikuar duket Biden i cili takohet me bashkëpunëtorë dhe punonjës të Shtëpisë së Bardhë. Biden duke shëtitur korridoret e Shtëpisë së Bardhë shihet teksa bisedon me stafin ndërsa është i buzëqeshur.
Ai gjithashtu ka vëzhguar fotot e vendosura nëpër mure ku pikasen edhe makinat dhe qeni i tij. Biden duke biseduar me stafin mbërrin edhe në kafenenë e shërbimit të ushqimit poshtë Zyrës Ovale ku porositi një milkshake. Presidenti i thotë të riut se do ti mungojë ndërsa thekson se ka zbitur për të takuar atë.
“Do të më mungosh. Unë zbrita këtu për të përshëndetur, dhe meqë e bëra, a mund të më bëni një milkshake?", thotë Biden.
Milkshakes duket se ka qenë një dobësi për presidentin amerikan, pasi në të njëjtën video ai shihet duke porositur një të dytë me shije çokollate, teksa vazhdon shëtitjen me pijen në dorë.
You never know who you will run into around the halls of the White House. pic.twitter.com/vI33xlLVls
— The White House (@WhiteHouse) January 16, 2025
Lini një Përgjigje