
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikanës Donald Trump, theksoi angazhimin e administratës së tij për të luftuar kartelet e drogës dhe rrjetet kriminale që veprojnë në ujërat e Amerikës Latine, duke i lidhur ato drejtpërdrejt me regjimin e presidentit venezuelian Nicolás Maduro.
Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Trmup tha se ne do të mbrojmë vendin nga terroristët dhe rrjetet e trafikut të drogës”.
“Ne kemi përdorur së fundmi fuqinë e ushtrisë amerikane për të mbrojtur vendin tonë nga terroristët dhe rrjetet e trafikut të drejtuara nga Nicolás Maduro”, u shpreh Trump.
Sipas tij, SHBA ka vendosur mbi 4,000 marinsa dhe marinarë në ujërat përreth Amerikës Latine dhe Karaibeve, si pjesë e një operacioni të gjerë për të goditur rrjetet kriminale dhe ndalur kontrabandën e lëndëve narkotike që kërcënojnë sigurinë kombëtare amerikane.
Presidenti Trump dha një paralajmërim të ashpër ndaj atyre që i quajti ‘kriminelë terroristë që kontrabandojnë drogë vdekjeprurëse në SHBA’.
“Ju paralajmëroj: do t’ju zhdukim nga faqja e dheut”, u shpreh ai me tone të ashpra.
Fjalimi vjen vetëm pak javë pas një operacioni ushtarak në Karaibe, ku mbetën të vrarë 11 persona të dyshuar si anëtarë të bandës famëkeqe venezueliane Tren de Aragua.
Po ashtu, më herët, Trump njoftoi një tjetër sulm të suksesshëm ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge, e cila sipas autoriteteve amerikane kishte lidhje me një grup të shpallur terrorist nga Uashingtoni.
Presidenti amerikan e cilësoi këtë fushatë si një ‘luftë të drejtë kundër krimit dhe terrorizmit’, duke theksuar se nuk do të ndalet derisa këto rrjete të zhduken plotësisht.
Lini një Përgjigje