TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Mars 2026, 08:00

Donald Trump: Pushtimi tokësor i Iranit, humbje kohe

Shkruar nga Pamfleti
Donald Trump: Pushtimi tokësor i Iranit, humbje kohe
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se një pushtim tokësor i Iranit do të ishte humbje kohe për SHBA-në, duke theksuar se Irani tashmë është i shkatërruar nga goditjet ushtarake.

Në një intervistë për NBC News, Trump i quajti komentet e ministrit të jashtëm iranian për gatishmërinë e Iranit ndaj një pushtimi tokësor si “një koment të kotë”, duke shtuar se një skenar i tillë nuk është aktualisht në shqyrtim nga Uashingtoni.

“Është humbje kohe. Ata kanë humbur gjithçka. Kanë humbur marinën e tyre. Kanë humbur gjithçka që mund të humbasin”, tha Trump.

Presidenti amerikan theksoi gjithashtu se ushtria e SHBA-së ka burime të mjaftueshme për të vazhduar operacionet ushtarake.

“Ne kemi municion masiv, të cilin njerëzit nuk e kuptojnë. Kemi më shumë se kurrë. Kemi shumë edhe në vende të tjera”, deklaroi ai.

Trump u ndal edhe te çështja e udhëheqjes së Iranit pas vrasjes së udhëheqësit suprem Ali Khamenei në sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael. Ai sugjeroi se Uashingtoni dëshiron të ketë ndikim në përzgjedhjen e një drejtuesi të ri për vendin.

“Ne duam të hyjmë dhe të pastrojmë gjithçka. Nuk duam dikë që do ta rindërtonte atë për dhjetë vjet. Ata janë goditur më rëndë se kushdo tjetër, por ne duam që të kenë një udhëheqës të mirë. Kemi disa njerëz që mendoj se do të bënin një punë të mirë”, tha Trump për NBC News.

lufta ne iran sulmet amerikane ne iran

Lini një Përgjigje