Bota 4 Prill 2023, 20:03

Donald Trump zyrtarisht nën arrest, hapat që priten më pas

Shkruar nga Pamfleti

Donald Trump zyrtarisht nën arrest, hapat që priten më pas

Donald Trump është vendosur zyrtarisht nën arrest. Ai mbërriti në zyrën e prokurorit pak më parë, ndërsa brenda orës do të dalë para gjykatës në Manhatan.

Atij do t'i merren shenjat e gishtave dhe do të plotësohen dokumentet standarde të arrestit. Më pas ai do të paraqitet para një gjyqtari, i cili do t'i lexojë listën e plotë të akuzave.

Ekipi i tij ligjor më herët tha se ai nuk do të vihej në pranga. Kjo për shkak të të dhënave të Shërbimit Sekret, se ai nuk ka gjasa të përpiqet të arratiset ose të dëmtojë dikë.

Kamerat televizive nuk do të lejohen brenda sallës së gjyqit, pas një vendimi të gjyqtarit Juan Merchan, por pesë fotografë do të kenë akses përpara se seanca të fillojë për të fotografuar Trump. Megjithatë, kamerat televizive do të lejohen në korridoret e ndërtesës, në mënyrë që Trump të mund të flasë me gazetarët kur të jetë atje.

Është raportuar se aktakuza - një akuzë formale - përmban akuza të shumta për falsifikimin e të dhënave të biznesit, duke përfshirë të paktën një vepër penale.

Trump, 76 vjeç, po hetohet për një pagesë të supozuar prej 130,000 dollarësh që i është dhënë aktores pornografike Stormy Daniels në emër të tij në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.a i e pagoiq ë ajo të mos flsite ëpr raportet seksuale që ata kishin pasur mes tyre.

 

trump akuza